Loading…

Luftanija amerikane zë armë të Iranit në detin arabik, përfshi raketa tokë-ajër

  • 14/02/2020 | 10:32

Luftanija amerikane zë armë të Iranit në detin arabik, përfshi raketa tokë-ajër

Zyrtarë amerikanë njoftuan se Luftanija amerikane USS Normandy ka zënë një anije që po transportonte armatim të prodhuar në Iran dhe ishte dërgesë për rebelët Houthi në Jemen. Në dërgesë ishin edhe 150 predha kundër tankeve “Dehlavieh”  prodhim iranian, transmeton Gazeta Metro.


Ekuipazhi i USS Normandy zuri një dërgesë të madhe të armatimit nga një “dhow” – një anije e vogël me vela- të dielën e javës së kaluar deri sa po kryente operacione sigurie në detin arabik.

Sipas zyrtarëve amerikanë armët dhe komponentët e tyre ishin dedikuar për rebelët Houthi në Jemen që mbështeten nga Irani.

Në dërgesë ishin edhe 150 predha kundër tanke “Dehlaviah”, që janë prodhuar në Iran dhe janë kopje të predhave kundër tank Kornet.

Mes armatimit të zënë që janë dizajn e prodhim iranian, përfshi tre raketa tokë-ajër, dylbi me pamje termale, si dhe pajisje e municione tjera të teknologjisë së përparuar të armatimit.

Shumica e armatimit është e ngjashme me atë të zënë nga USS Forset Sherman në detin arabik në muajin nëntor të vitit të kaluar, që u provua se ishte po ashtu me prejardhje nga irani dhe ishte destinuar për rebelët Houthi në Jemen, shkelje kjo e drejtpërdrejtë e rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ndalon shitjen e drejtpërdrejtë apo indirekte të armatimit rebelëve Houthi në Jemen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë