Loading…

Loja e Albin Kurtit: Në teatër me truproje, ndërsa në punë gjatë së dielës në këmbë

  • 23/02/2020 | 22:11

Loja e Albin Kurtit: Në teatër me truproje, ndërsa në punë gjatë së dielës në këmbë

Kryeministri Albin Kurti sot bëri bujë në rrjete sociale pasi doli në punë madje pa truproje, ani pse ishte ditë pushimi. Sidoqoftë, të njëjtën nuk e ka bërë edhe gjatë vizitës në Teatrin Dodona, ku shkoi me truproje, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri i vendit ani pse ishte ditë pushimi, sot vendosi të dalë në punë, madje në këmbë pa mbrojtjen e afërt të shtetit të Kosovës.

Kjo po konsiderohet si një tendencë e Kryeminisrit Kurti që të kopjojë liderët majtistë të botës, të cilët për mashtrim të publikut ofrojnë momente joreale, me qëllime populiste dhe të propagandës.

E gjitha kjo, për t’u dukur me afër publikut dhe shijeve popullore. Megjithatë, të njëjtën nuk e bëri edhe gjatë vizitës së tij bashkë me familje në teatër.

Ai atje ka pasur pas vetes edhe truprojen dhe përcjelljen, kjo mund të shihet edhe në foton më poshtë.

Në foton që e publikoi vet ai shihet familja e Kyreeministrit, ndërsa vërehet edhe mbrotja e afërt apo truprojat, këta, u detyruan të shohin shfaqjen bashkë me familjen e Kurtit deri në fund./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë