Loading…
Lluka bllokon projektet e energjisë së gjelbër
  • 12/05/2019 | 14:51

Lluka bllokon projektet e energjisë së gjelbër

Shoqate e Energjisë së Ripërtritshme (SHERK) shpreh shqetësimet lidhur me politikat zhvillimore të Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë nga ana e Minisitrit Lluka i cili vazhdon bllokimin e zhvillimit të projekteve nga BRE në mënyrë të kundërligjshme, transmeton Gazeta Metro.


Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një procesi të hapur fillimisht ka përgaditur projekt Udhëzimin Adminsitrativ për riorganizimin e caqeve të BRE-ve për vitin 2019-2020, dhe të njëjtin sipas procedurave ligjore e ka vendosur në konsulltim publik me datë 29.01.2019.

Pas tre ditë me kërkesë të Ministrit Lluka i njëjti Udhëzim është terhequr nga konsulltimi publik me arsyetimin e tij kinse për rishikim të disa kuotave, konsiderojmë se veprimi i tërheqjes është bërë paarsyeshëm.

Përmes kësaj deklarate për opinion, shprehim shqetësimin dhe indinjatën për veprimet e tilla nga ana e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik i cili duhet të jetë bartës i politikave të zhvillimit me theks të veçantë të sektorit të energjisë së ripërtritshme.

Në takimet me përfaqësuesit e investitorëve të Energjisë së Ripërtëritshme në vazhdimësi është zotuar se do të lëshoj në konsulltim publik Udhëzimin Admnistrativ për rioganizimin e caqeve të BRE, vazhdon në mënyrë të paarsyshme hudhjen ne diskutim public dhe në të njëjtën kohë ky veprim pengon zhvillimin e këtij sektori shumë të rendësishëm dhe strategjik në Kosovë.

SHERK kosideron se, është detyrë dhe përgjegjësi e Ministrit të MZHE-s që të zbatoj ligjislacionin e Kosovës në fuqi dhe të Komunitetit të Energjisë që të zbatoj obligimet ligjore që dalin nga Direktivat e Bashkimit Europian, dhe të arrihet plotësimin i caqeve të detyrueshme prej 25 % deri në vitin 2020, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga BRE.

SHERK, përmes kësaj komunikate përveç që është e shqetësuar për mosgatishmërinë e Ministrit Lluka, konsideron se përmes këtyre veprimeve ky resor është bllokon ekonominë e vendit dhe të investimeve direkte, në të njëtën kohë është duke i rrezikuar edhe investimet e kompanive ndërkombëtare gjigante siç është kompania gjermane WPD e cila është lidere në zhvillimin e projekteve në energjisën e erës. Përveç tjerash, keto veprimeve gjithashtu janë duke i rrezikur edhe investimet e planifikuara nga ana e kompanive vendore e që përgjegjësia kryesore në stagnimin e zhvillimit të projekteve të Energjisë së Ripërtritshme dhe dështimit të shtetit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve, të përcaktuara me Direktivën e BE Nr. 2009/2, sipas legjislacionit të komunitetit të Energjisë i bie resorit të Ministirsë së Zhvillimit Ekonomik.

SHERK edhe në puntorinë e mbajtur me datë 22 mars 2019 – Zhvillimi i Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë –Zbatimi dhe Sfidat, ka potencuar objektivat dhe gadishmërinë në realizimin edhe të projekteve tjera që janë në procese të ndyshme, dhe gjithshtu ka paraqitur edhe brengat rreth Autorizmeve Preliminare që janë kualifikuar nga ZRREja, dhe janë “në pritje” për tu pranuar në Skemën Mbështetëse.

Zhvilluesit e projekteve që janë “në pritje”, kanë bërë shpenzime të mëdha në studime, në blerjen e pronave, marjen me qira të pronave private dhe publike nga ana e Agjencionit të Pyjeve, në studime të matjeve të erës, hartimin e studimeve të Vlerësime të Ndikimit në Mjedis, në Marrjen e Marrveshjes për kyqje në Rrjet dhe një mori leje e pelqime në institucione të ndryshme Lokale e qëndrore për realizimin e projekteve finale të zbatimit duke paguar qindra mijëra euro taksa dhe shpenzime për ekspertë të ndryshem të fushave, dhe të bazë të këtyre janë pajisur nga Bordi i ZRRE me autorizime preliminare për tu pranuar në skemën mbështetëse.

SHERK vlerson se Ligji për Energjisë, Nr. 05/L-081 ka përcaktuar se për zbatimin e politikave të BREve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik cakton kuotat e energjisë se renovueshme në harmoni me kërkesat e Direktives për burimet e rinovushme, e kjo ka nënkutuar që Kosova ka marr obligime që deri në vitin 2020 duhet të plotësoj cakun e detyrueshëm prej 25% për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE.

Ministria që udhëheq z. Lluka ka vetëm kompetencë të caktimit të kuotave, ndërsa procesi për autorizim dhe ndërtimin e kapaciteve tëreja gjeneruese udhëhiqet nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë përmes Procedurës së Autorizmit dhe Rregullës për Skemën Mbështetëse, në pajtim me kushtet e Direktivave të BE-së. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë