Loading…

Llamkos shitet për 6 milionë euro

  • 15/04/2019 | 13:24

Llamkos shitet për 6 milionë euro

Llamkos është shitur për 6 milionë euro te kompania Emona, transmeton Gazeta Metro.


Në mbledhjen e 8 shkurtit, Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për çështje Ekonomike, kishte nisur procedurën e falimentimit të ndërmarrjes Llamkos, duke e udhëzuar administratorin e falimentimit ta organizojë shitjen përmes ankandit publik.

4.8 milionë euro ishte çmimi minimal për asetet e fabrikës Llamkos në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje.

Në ankandin publik që u mbajt sot (e hënë), kjo kompani është shitur për 6 milionë euro.

Punëtorët shpresojnë të mos i ndryshohet destinimi, ku lidhur me këtë ka reaguar edhe Sindikata e Llamkosit.

Kryetari i sindikatës, Ragip Hasani, ka thënë për Telegrafin se është premtuar se do të vazhdoj po me të njëjtin aktivitet.

“U shit sot për 6 milionë euro te kompania Emona shpk. Gjithmonë kemi menduar se e merr një kompani që punon me atë drejtim. Është premtuar se do të vazhdoj në këtë drejtim, por çfarë do të bëhet një Zot e di. E kemi nijet që brenda javës me i informuar të gjithë”, tha Hasani.

Ndryshe, privatizimi i fabrikës Llamkos kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 dhe kjo ndërmarrje ka mbetur në proces të falimentimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë