Loading…

Liverpooli mëson kundërshtarin për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube: Ndeshja zhvillohet më 18 dhjetor

  • 14/12/2019 | 21:11

Liverpooli mëson kundërshtarin për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube: Ndeshja zhvillohet më 18 dhjetor

Kampioni në fuqi europian, Liverpool, në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube do të takohet me skuadrën e Monterrey, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra meksikane, Monterrey, sonte në ndeshjen çerkfinale shënoi fitore ndaj skuadrës arabe, Al Sadd, aty ku trajner është ish futbollisti i Barcelonës, Xavi.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Jassim Bin Hamad Stadium’ në Doha të Katarit përfundoi me rezultat 3-2. Leonel Vangioni, Rogelio Funes Mori dhe Carlos Perez shënuan golat e fitores për meksikanët, kurse për arabët shënuan Baghdad Bounedjah dhe Abdelkarim Hasan Fadlalla.

Kështu në gjysmëfinale Monterrey do të takohet me kampionin europian, Liverpool, ndeshje e cila zhvillohet më 18 dhjetor.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Flamengos dhe Al Hilal. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë