Loading…

Lirohet Vukashinovici, Byroja e Sigurimit thirrje të reagojnë ndërkombëtarët

  • 18/01/2020 | 23:07

Lirohet Vukashinovici, Byroja e Sigurimit thirrje të reagojnë ndërkombëtarët

Në pikën kufitare të Jarinjës, gjatë ditës së sotme është arrestuar Milan Vukashinoviq, punonjës në Byronë Kosovare të Sigurimit, pas 3 orëve bisedë informative nga Policia e Serbisë është lënë ai është lënë i lirë.


Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka reaguar ndaj ndalimit të punonjësit të këtij institucioni, Milan Vukashinoviq, nga policia serbe më pikën kufitare Jarinje.

“Në pikën kufitare të Jarinjes është ndaluar sot ne bisedë informative rreth 3 orë nga Policia e Serbisë z. Milan Vukashinovic, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, i cili më pastaj është liruar. Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla”, thuhet në reagimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, përcjell kp.

Lajmin për ndalimin e Milan Vukashinovic e kishte bërë të ditur Rrahim Pacolli, i cili ka theksuar se ai është arrestuar nga policia serbe pasi punon në një kompani kosovare.

“Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare. Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli, thotë se “tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës”.

“Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç”, ka përfunduar Pacolli.

Më të fundit
...

  • 25/02/2020 | 16:01
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë