Loading…

Lideri i Koresë së Jugut ‘inspirohet’ nga Trump: Uron Kim Jong Un me rastin e ditëlindjes së tij ‘misterioze’

  • 14/01/2020 | 15:39

Lideri i Koresë së Jugut ‘inspirohet’ nga Trump: Uron Kim Jong Un me rastin e ditëlindjes së tij ‘misterioze’

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in përshëndeti Presidentin e SHBA’ve për urimet e ditëlindjes ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke e përshkruar atë si një ide të shkëlqyeshme, transmeton Gazeta Metro.


”Disa ishin të shqetësuar për një raund të ri provokimesh vetëm në kohën e ditëlindjes së liderit Kim”, u tha Moon gazetarëve në një konferencë vjetore për shtyp të martën.
Në vend të kësaj, Presidenti Trump i dërgoi urime për ditëlindje duke theksuar gatishmërinë e tij për të biseduar. Ishte një ide e shkëlqyer.”

Koreja e Veriut tha se kishin marrë urimet nga Trump, edhe pse nuk e përmendën datën e saktë të ditëlindjes së liderit të tyre. Ditëlindja e Kim besohet të jetë 8 janari, megjithëse nuk është konfirmuar kurrë kjo datë. Qeveria e SHBA e rendit vitin e lindjes së Kim me 1984 duke thënë se ai mbush 36 vite.

Vitin e kaluar Koreja e Veriut tha se po humbet durimin dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë ndonjë veprim të paspecifikuar nëse Shtetet e Bashkuara nuk e zbusnin qëndrimin e saj negociues deri në vitin e ri.
Afati kaloi, megjithatë, pa provokime të menjëhershme nga Koreja e Veriut, megjithëse Kim tha që bota së shpejti do të dëshmojë një armë të re strategjike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë