Loading…

Lejohet aborti në Irlandën e Veriut, martesat me gjini të njëjtë do të lejohen vitin ardhshëm

  • 22/10/2019 | 22:33

Lejohet aborti në Irlandën e Veriut, martesat me gjini të njëjtë do të lejohen vitin ardhshëm

Në Irlandën Veriore, aborti u dekriminalizua, ndërsa martesat e çifteve me gjini të njëjtë do të legalizohen, transmeton Gazeta Metro.


Legjislacioni që i bën ndryshimet, hyri në fuqi të martën. Martesat e para të çifteve me gjini të njëjtë do të mund të bëhen nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Deri në fund të marsit, qeveria duhet të nxjerrë rregullore për ofrimin e shërbimeve të abortit.

Në maj të vitit të kaluar, qytetarët e Irlandës Veriore kanë votuar në referendum për të shfuqizuar një pjesë të Kushtetutës – e njohur si Amendamenti i Tetë – e cila e ndalonte përfundimin e shtatzënisë.

Ky Amendament ishte përfshirë në Kushtetutë pas një referendumi në vitin 1983 dhe e njihte “të drejtën për jetë të të palindurit”.

Aborti në Irlandën Veriore deri më sot është lejuar vetëm kur jeta e një gruaje ka qenë në rrezik, por jo në raste të përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë