Loading…

Latifi: Kurti e rrëfeu Kushtetutën me tonin e interpretuesit suprem duke thënë se ai është i vërteti

  • 29/03/2020 | 22:17

Latifi: Kurti e rrëfeu Kushtetutën me tonin e interpretuesit suprem duke thënë se ai është i vërteti

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me atë se çfarë thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Latifi ka thënë se me këto deklarata Kurti bën thirrje sikurse ai është rruga e vetme dhe e vërteta e vetme, lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi është shprehur se deklaratat e Kurtit, i cili sipas tij, i ka thënë Presidentit se ai nuk ka të drejtë ta interpretojë kushtetutën për sa i përket çështjes së krijimit të Qeverisë së re, ndërsa vetë ka bërë një interpretim të thuktë të saj po për të njëjtën çështje.

” Albin Kurti i paska thënë presidentit se ai nuk ka të drejtë ta interpretoj kushtetutën për sa i përket çështjes së krijimit të qeverisë së re, ndërsa vetë paska bërë një interpretim të thuktë të saj po për të njëjtën çështje. Madje me tonin e një interpretuesi suprem, që nga lartësitë olimpike të autoritetit të tij thërret: “Unë jam rruga, Unë jam e vërteta!””, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e Kurtit, i cili e bëri publike në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka reaguar edhe juristi Dastid Pallaska, i cili tha se qëllimi i kryeministrit në detyrë është mbajtja e vendit në bllokadë kushtetuese deri sa frustrimi popullor t’i mundësojë atij të arsyetojë trazirat që do t’i hapin rrugë vendosjes së diktaturës. E gjithë kjo mbi bazën e propagandës së shfrenuar që rrejshëm po e prezanton atë si viktimë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë