Loading…

Arrestohet Xhabir Zharku nga Polica e Kosovës

  • 14/12/2019 | 20:50

Arrestohet Xhabir Zharku nga Polica e Kosovës

Ish-kryetari  i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme për shkak të dy veprave penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe ushtrimi i ndikimit, shkruan Gazeta Metro.


Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK’së, qëndroi në arrati në Suedi

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.

Për arrestimin e Zharkut e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Baki Kelani.

Do të iu mbajmë të informuar për të rejat e fundit lidhur me këtë çështje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë