Loading…

Lajm i mirë vjen nga Shqipëria: 14 persona shërohen nga koronavirusi

  • 26/03/2020 | 23:52

Lajm i mirë vjen nga Shqipëria: 14 persona shërohen nga koronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që rreth 14 persona të infektuar me koronavirus janë shëruar, shkruan Gazeta Metro.


Shqipëria është përballur ditëve të fundit me një fluks më të madh të prekurve nga ky virus vdekjeprurës. Derisa janë shënuar rreth 7 viktima, e mbi 170 persona janë të infektuar.

”Lajm i Mirë: 14 TË SHËRUAR SOT”, shkroi Edi Rama në postimin e tij.

Vendi është futur në një izolim total, me mbylljen e kufijve, e vetë izolimin e qytetarëve. Ky vendim është marrë nga qeveria në ditët kur u shënuan rastet e para me COVID-19.

Kryeministri Rama vazhdimisht në profilin e tij u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat, e të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo gjë është në të mirën e tyre dhe do ua lehtësojë punën punonjësve të kujdesit shëndetësor./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë