Loading…

Ky është i ftuari i dytë sot nga Specialja

  • 21/01/2020 | 17:45

Ky është i ftuari i dytë sot nga Specialja

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka njoftuar se Gjykata Speciale në Hagë sot i ka dërguar ftesë edhe Burim Fazliun nga Zona Operative e Pashtrikut, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme, ftesë nga kjo gjykatë ka marrë edhe Selim Krasniqi nga po e njëjta zonë operative.

Me anë të një postimi në Facebook, Gucati bëri të ditur se Burim Fazliu është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa Krasniqin në cilësinë e të dyshuarit.

Përmes një shkrimi në Facebook Gucati ka shkruar se sot kanë marrë ftesë Burim Fazliu dhe Selim Krasniqi, të dy nga Zona Operative e Pashtrikut.

“I ftuar nga Gjykata Speciale është Burim Fazliu cilësinë e dëshmitarit edhe Selim Krasniqi cilësinë e të dyshuarit nga Zona Operative e Pashtrikut”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm gjatë muajit janar, mbi 10 persona kanë marrë ftesë nga kjo gjykatë për t’u intervistuar në Tribunalin e Hagës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë