Loading…

Kurti për koalicionin me LDK’në: Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, s’kemi zgjidhje tjetër

  • 09/10/2019 | 22:34

Kurti për koalicionin me LDK’në: Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, s’kemi zgjidhje tjetër

Kandidati për Kryeministër Albin Kurti ka thënë se koalicioni VV-LDK, nuk do të jetë i vështirë, duke qenë i bindur se ky koalicion do të ndodhë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti është i bindur se do të ndodh koalicioni LDK-VV, duke thënë se nuk duket si martesë e vështirë.

‘’Në parim kanë pranuar që do të kenë koalicion me ne. Dhe nesër do të kemi një takim. S’kemi zgjidhje tjetër, sepse jemi të dënuar të bashkëpunojmë. Ndryshimi nënkupton që opozita të bëhet qeveri’’, ka thënë Kurti.

‘’Kryeministrin e ka vendosur populli më 6 tetor. Subjekti që del i pari fiton mandatin për formimin e Qeverisë. LDK dhe VV nuk janë një martesë e vështirë sic duket’’

‘’Qe një vit e gjysmë kemi pasë bashkëpunim të mirë. Është racionale dhe e dëshirueshme njëkohësisht’’./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë