Loading…

Kurti paralajmëron tubim në sheshin e Prishtinës, kjo është arsyeja

  • 06/06/2020 | 21:24

Kurti paralajmëron tubim në sheshin e Prishtinës, kjo është arsyeja

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar që së shpejti do të mbajë tubim në në sheshin kryesor të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë në opozitë, ka paralajmëruar që ia bashkë me partinë e tij të premten me 12 qershor do të mbajë tubim në sheshin “Skënderbeu”.

“Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor”, ka shkruar Kurti në Facebook,.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se caktimi i datës së tubimit erdhi pas një takimi të qendrave të VV’së.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, ka treguar Kurti.

Postimi i plotë:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë