Loading…

Kurti kryefortë, deklarohet pas takimit me Grenell: Përmbajtja e dialogut me Serbinë është më e rëndësishme se sa afatet

  • 09/10/2019 | 21:40

Kurti kryefortë, deklarohet pas takimit me Grenell: Përmbajtja e dialogut me Serbinë është më e rëndësishme se sa afatet

Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e sotëm me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku ka thënë se përmbajtja e dialogut me Serbinë është më e rëndësishme se sa afatet, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se në takim ka falënderuar Richard Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, për Kosovën në kohë lufte dhe paqeje.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe disa nga liderët politikë/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 23:42
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë