Loading…

Kurti e pranon: Nuk e kam marrëveshjen sekrete Thaçi-Vucic

  • 25/03/2020 | 22:39

Kurti e pranon: Nuk e kam marrëveshjen sekrete Thaçi-Vucic

Kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar se nuk e ka marrëveshjen që e përmendi se ka diçka sekrete mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.


Kurti tha se nuk e ka marrëveshjen të cilën e foli mes Thaçit e Vucicit, ai e pranoi se nuk e ka por do ta sjellë nëse do ta ketë.

Ai premtoi se nuk e ka marrëveshjen, por thotë se ka.

“Po a mendoni ju se unë po ta kisha atë marrëveshje sekrete do të ngelte sekrete, po normalisht se do ta kisha publikuar, marrëveshja o sekrete është sekrete sepse unë nuk e kam, në momentin që unë e kam marrëveshjen sekrete Thaçi-Vucic unë jau bi, por nuk e kam, amo ka, ama ka”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Kurti më herët tha se ka një marrëveshje, mirëpo tani del se nuk e di se cila është dhe se nuk e ka në dispozicion.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë