Loading…

Kupa e Italisë: Milan e Juventus barazojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale

  • 13/02/2020 | 22:49

Kupa e Italisë: Milan e Juventus barazojnë në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Ka përfunduar pa fitues takimi i parë gjysmëfinal mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.


Takimi përfundoi baras 1:1. Rossonerët ishin padyshim më të rrezikshëm derisa gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të huqura arriti të mposhte Buffon.

Në vazhdim, skuadra e Pioli pësoi goditje të rëndë pasi Theo Hernandez (72’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

As kjo nuk u shfrytëzua nga Zonja e Vjetër, që assesi nuk po gjente mënyrë për të rrezikuar portën e Donnarumma.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Finalisti do të vendoset në ‘Juventus Stadium’ më 4 mars.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë