Loading…

Kryeministri Hoti merr telegram urimi nga homologu italian: Përmendet rifillimi sa më i shpejtë i dialogut me Beogradin

  • 06/06/2020 | 21:12

Kryeministri Hoti merr telegram urimi nga homologu italian: Përmendet rifillimi sa më i shpejtë i dialogut me Beogradin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë telegram urimi nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, transmeton Gazeta Metro.


Ky telegram urimi nga homologu italian i Hotit, ka të bëjë me rastin e zgjedhjes së tij si drejtues i Qeverisë së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se pret bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, i cili do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.

“Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.

Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Në këtë telegram urimi thuhet:

I dashur Kryeministër,

Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.

Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.

Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.

Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.

Giuseppe Conte,
Kryeministër i Italisë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë