Loading…
Kosova – Turqia, pamje nga incidenti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
  • 12/06/2019 | 14:44

Kosova – Turqia, pamje nga incidenti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Një incident ka ndodhur mbrëmë gjatë momenteve të fundit të ndeshjes Kosova – Turqia, transmeton Gazeta Metro.


Kombëtarja e Kosovës U21 dhe Turqia U21 u ndeshën në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për Evropianin U-21 të vitit 2021.

“Dardanët” me fitoren 3:1 tani janë në pozitën e parë në grupin e tretë të kualifikimeve.

Pas golit të tretë të Kosovës u shkaktua tollovi në bankën e kombëtares turke, me ç’rast u desh të ndërhynte edhe sigurimi i stadiumit.

Ndërkaq, nga kombëtarja e Turqisë pas fundit të ndeshjes u ankuan se pati përdorim të dhunës ndaj portierit të kombëtares turke.

Madje, njëri prej zyrtarëve të kombëtares turke deklaroi se “Na kanë qëlluar me grushta”.

Insporti ka siguruar pamjet që i ka dërguar një lexues, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë