Loading…

Konfirmohet: Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë

  • 26/03/2020 | 18:05

Konfirmohet: Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë

Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë në detyrë ka thënë se një lajm i mirë deri tani është që një nga pacientët me koronavirus pas testimit të dytë, ka rezultuar negativ, shkruan Gazeta Metro.


Ky është rasti i parë i pacientit me koronavirus që është shëruar në Kosovë.

Derisa para pak çasteve janë konfirmuar edhe 8 raste të reja, duke e çuar numrin në 79 gjithsej.

Vitia tha se falendërimi u takon të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan Vitia./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë