Loading…
Kompania Volkswagen pyetet se a do të investojë në Kosovë, kjo është përgjigjja
  • 17/04/2019 | 17:49

Kompania Volkswagen pyetet se a do të investojë në Kosovë, kjo është përgjigjja

Kompania gjigante gjermane e prodhimit të veturave, Volkswagen, ende nuk ka marrë asnjë vendim nëse do të investojë në Serbi, Kosovë, apo në ndonjë lokacion tjetër në Evropën Lindore, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësja e VW-së, Leslie Bothge ka thënë se kompania e njohur gjermane është duke shqyrtuar disa opsione.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së VW-së për Express, kur është pyetur se ku do të investojnë: në Serbi apo në Kosovë.

Ajo ka shpjeguar se aktualisht gjenden ende në fazën e përcaktimit të kushteve që janë të nevojshme  për një investim të tillë gjigant.

Në përgjigje është lënë e hapur mundësia që ky investim të bëhet edhe në ndonjë vend tjetër të Evropës Lindore e nuk është përjashtuar as Kosova.

“Ne jemi ende në fazën e përcaktimit të kushteve të nevojshme dhe gjetjen e lokacioneve të mundshme në vendet e Evropës Lindore”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është shumë aktiv dhe për të bindur gjermanët që të investojnë në Serbi, ka filluar të bëj edhe propagandë.

Tashmë nëpër studio televizive ai endet me një orë dore të tipit ‘Volkswagen’, të cilën thotë se ia ka dhuruar ministri serb i Financave, që e kishte blerë gjatë qëndrimit në Gjermani për 129 euro.

Vuçiq thoshte se atë orë e mbante për t’i sjellur më shumë fat. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë