Loading…

Komisioni Evropian i dhuron Kosovës mbi 11 milionë euro

  • 13/12/2019 | 15:02

Komisioni Evropian i dhuron Kosovës mbi 11 milionë euro

Komisioni Evropian i ka dhuruar një donacion prej 11 milionë eurove shtetit të Kosovës si mbështetje direkte buxhetore, shkruan Gazeta Metro.


Komisionit Evropian ka çmuar punën që është bërë nga Ministria e Financave në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Lajmin për këtë ka treguar Ministria e Financave, përmes një njoftimi ka thënë se “është shpërblyer sot për punën e saj nga Komisioni Evropian, me shumën e mjeteve prej 11,499,970.00 euro”, si mbështetje direkte buxhetore.

Siç thuhet në njoftim, këtë shumë të mjeteve Ministria e Financave e ka pranuar pas një pune të madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit.

“Menaxhimin e suksesshëm të Financave Publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e Menaxhimit të Financave Publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në njoftim../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë