Loading…

Klubi i kryeqytetit në futsall nuk mendon si tjerët: Prishtina ekzekuton pagat e muajit mars për futbollistët dhe stafin teknik

  • 26/03/2020 | 20:44

Klubi i kryeqytetit në futsall nuk mendon si tjerët: Prishtina ekzekuton pagat e muajit mars për futbollistët dhe stafin teknik

Klubi nga Superliga e Futsallit në Kosovë, Mabetex Prishtina, për dallim nga skuadrat e tjera, sot ka ekzekutuar pagat e muajit mars për stafin teknik dhe futbollistët, shkruan Gazeta Metro.


Përhapja e koronavirusit në të gjithë botën ka paralizuar gjithçka, teksa ky virus po shkakton edhe krizë financiare te klubet e futbollit dhe jo vetëm.

Pavarësisht se pjesa e dytë e sezonit nuk arriti të fillojë, pasi që pikërisht në atë ditë u mor vendimi për pezullimin e të gjitha ndeshjeve sportive nga Qeveria e Kosovës, kjo nuk ka penguar klubin kryeqytetas që t’i kryej obligimet ndaj futbollistëve dhe stafit teknik.

Përkundër situatës së vështirë, Presidenti i Mabetex Prishtinës, Fatos Dili, ka konfirmuar për Gazeta Metron se tani pagat e stafit teknik dhe futbollistëve kanë dalur në xhirollogaritë bankare të tyre

“Klubi i kryeqytetit, Mabetex Prishtina, është dëshmuar tanimë se përgjegjësia dhe korrektësia e karakterizon duke dëshmuar kështu edhe këtë herë që jemi afër dhe pran stafit teknik e lojtarëve së bashku me bordin e klubit ku tanimë kemi ekzekutuar mjetet për muajin mars, përkundër që kampionati nuk fillojë ashtu siç ishte paraparë, shkaku i situatës së krijuara nga COVID-19” – tha fillimisht Dili.

“Shpresojmë që shumë shpejt do t’i kthehemi punës, duke filluar së pari me ushtrimet e përbashkëta sipas planit të trajnerëve, Mullait dhe Ibrahimit, dhe pastaj të fillojmë me ndeshjet, ku dihet se jemi pretendenti kryesor për titullin kampion” – deklaroj Dili për Gazeta Metro.

Kujtojmë që në këtë muaj, Mabetex Prishtina shënoi 5 vjetorin e themelimit të klubit, ku si klub ka shtuar edhe më shumë cilësinë në Superligën e Kosovës në futsall. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë