Loading…

Kjo këngëtare do të bëjë bashkëpunim me Yll Limanin

  • 18/01/2020 | 23:41

Kjo këngëtare do të bëjë bashkëpunim me Yll Limanin

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, përveç se është shumë i dashur për publikun, ai profesionalisht po vlerësohet edhe nga kolegët e tij të cilët po dëshirojnë të bashkëpunojnë me të, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi, një këngëtare e mirënjohur shqiptare ka shprehur dëshirën e saj të bëjë një bashkëpunim me kantautorin kosovar.

Këngëtarja shqiptare, Era Rusi ka bërë të ditur për mundësinë e bashkëpunimit me autorin e këngës “Engjujt” që u publikua vetëm tre javë më parë, e cila deri tani ka arritur tre milionë klikime në Youtube.

Era Rusi gjatë një interviste në një emision në Shqipëri, ka thënë se do të donte të bënte një duet me Yll Limanin., të cilin ajo e vlerëson shumë si këngëtar.

Se a do të ketë një bashkëpunim midis dyshes, pritet të ketë njoftime edhe nga Ylli në vijim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë