Loading…

Kina kërcënon Britaninë pasi i mbështeti qytetarët e Hong Kong

  • 03/06/2020 | 21:01

Kina kërcënon Britaninë pasi i mbështeti qytetarët e Hong Kong

Kina i tërhoqi vërejtjen Britanisë të mërkurën që ‘ndërhyrjet’ e saj në Hong Kong do të dështojnë pasi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris johnson, ju premtoi qytetarëve të Hong Kong se do të gjejnë strehë në Britanik madje edhe një proces nënshtetësie për ta. Zyrtari kinez madje akuzoi Britaninë për mentalitet kolonialist dhe e këshilloi që të heqin dorë nga Lufta e Ftohtë, zyrtar ky që u bë famshëm për gënjeshtra gjatë krizës së pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë inatosur Pekinin me kritikën e tyre rreth legjislacionit për siguri kombëtare që me efektivitet do të shkatërronte autonominë e kufizuar të Hong Kong.

Sekretari i Jashtëm i Britanik, Dominic Raab, zemëroi më tej Pekinin pasi sugjeroi atyre që rishqyrtojnë planin e tyre, që mund të zbatohet pasi propozimi ishte aprovuar nga parlamenti kukull i Kinës javën e kaluar.

Kryeministri britanik Johnson, në të njëjtën kohë, tha se Londra nuk do t’i lë vetëm qytetarët e Hong Kong që janë të shqetësuar rreth kontrollit nga Pekini të nyjës financiare ndërkombëtare.

Zëdhënësi i famshëm i ministrisë së jashtme së Kinës, Zhao Lijian, që kishte pretenduar këtë vit se koronavirusi nuk buroi në Kinë por ju importua nga SHBA, tha se Pekini ka dorëzuar një “reprezentacion serioz” në Londër pas deklaratës së Raab, për “dërhyrjet e tepërta” në çështjet e Hong Kong. Ai vazhdoi deklaratën me duke kërcënuar se: “Ne këshillojmë Mbretërinë e Bashkuar që të bëj një hap prapa nga gremina, të heq dorë nga mentaliteti kolonial dhe ai i luftës së ftohtë, dhe pranojnë dhe të respektojnë faktin se Hong Kong është kthyer Kinës”, tha Zhao në njoftimet e rregullta.

Kjo provë e Kinës është parë gjerësisht si shkelje dhe është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare pasi është shkelje definitive e marrëveshjes me Britaninë që i garantonte Hong Kongut autonomi për 50 vite pas 1997 kur Britania i dorëzoi Kinës qytetin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë