Loading…

Këta janë dy autorët që Rugova ua dinte të gjitha poezitë përmendësh

  • 21/01/2020 | 17:38

Këta janë dy autorët që Rugova ua dinte të gjitha poezitë përmendësh

Presidenti Ibrahim Rugova ishte student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës. Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve, shkruan Gazeta Metro.


Nëse shumë kush në Kosovë sot e idhujzon Presidentin Rugova, le ta dijë se edhe ai i kishte idhujt e vet të letërsisë dhe poezisë.

Ata ishin Frederiko Garcia Lorca dhe Sergej Aleksandrovic Jesenjin, të cilëve edhe ua dinte pothuajse të gjitha poezitë përmendësh, dhe nuk pritonte t’i recitonte para miqve të vet. Sidomos atyre të gjinisë femërore.

Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal. Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik, shkruan Gazeta Metro.

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur./gazetametro.net

Më të fundit
...

  • 25/02/2020 | 16:01
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë