Loading…
Kërkohet paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një vajzë
  • 12/06/2019 | 14:36

Kërkohet paraburgim për personin që tentoi ta dhunojë një vajzë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ tentim dhunimi”, nga neni 227 paragraf 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, transmeton Gazeta Metro.


“Më 10.06.2019, në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren, përderisa e dëmtuara V.Q., kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, i pandehuri F.K., e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore ,e prek në pjesë të trupit, dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e personit tjetër, ku pasi e dëmtuara ka filluar të bërtas dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, ku edhe kishte dal për ta pritur vajzën. Ndërkaq i njëjti e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë