Loading…

Kërkesa të reja nga pala e dëmtuar në gjykimin e Faik Graincës

  • 14/01/2020 | 17:52

Kërkesa të reja nga pala e dëmtuar në gjykimin e Faik Graincës

Në seancën gjyqësore ndaj ish Drejtorit të Urbanizmit të komunës së Ferizajt Faik Graincës janë propozuar edhe 13 dëshmitarë nga pala e dëmtuar, por një propozim i tillë është refuzuar nga trupi gjykues, shkruan Gazeta Metro

Në seancën e radhës së gjykimit të ish Drejtorit të Urbanizmit të komunës së Ferizajt, Faik Graincës nga pala e dëmtuar është kërkuar që të merret dëshmia e personave të cilët nuk e kanë nënshkruar peticionin, e që emrat e tyre figurojnë në peticionin e aprovuar nga komisioni komunal.

“Gjatë kontakteve që kemi pasur rezulton se asnjë prej tyre  nuk  ka nënshkruar peticionet dhe nuk janë banorë të lagjes” kishte thënë i dëmtuari Haliti.

Por propozimin e Imri Halitit për të thirrur 13 dëshmitarë e ka refuzuar trupi gjykues, sipas kryetarit të trupit gjykues Sahit Krasniqit dëgjimi i këtyre dëshmitarëve vetëm sa do të bënte zvarritjen e procedurës penale

“Trupi gjykues marrjen e provave të tilla për të plotësuar provat e tjera  e konsideron të panevojshme dhe të tepërt, sepse çështja në fjalë është e njohur në vija të përgjithshme dhe se dëgjimi i këtyre dëshmitarëve vetëm sa do të bënte zvarritjen e procedurës penale’ kishte thënë Krasniqi

Gjatë seancës së djeshme ishte aprovuar propozimi që si prova materiale të merren dokumentet e nxjerra nga organet e administratës komunale, të vitit 2016 dhe 2017, si dhe është marrë vendim që të shikohet vetëm CD-ja e seancës ku është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal dhe jo të shikohen të gjitha CD-të nga dëgjimet publike sipas kërkesës së palës së dëmtuar Imri Halitit.

E në seancën gjyqësore e cila u mbajt sot, u dëgjua prova e fundit, xhirimi integral i seancës së Kuvendit Komunal të Ferizajt e mbajtur më 21shtator 2017, në të cilën ishte miratuar Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet me 13 shkurt./gazetametro.net.

Në seancën gjyqësore ndaj Faik Graincës dëshmitarja deklaron ‘nuk e kam ditur çka po nënshkruaj’

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë