Loading…
KEK’u për gjashtë muaj tejkalon të gjitha parashikimet
  • 16/08/2019 | 13:35

KEK’u për gjashtë muaj tejkalon të gjitha parashikimet

Falë angazhimit maksimal të menaxhmentit dhe punëtorëve, të gjitha njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë arritur performancë të jashtëzakonshme në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori menaxhues i KEK’ut, Nijazi Thaçi ka thënë se bazuar në performancën e arritur pritet që edhe në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të tejkalohen ose dyfishohen rezultatet.

“Këtu jemi në divizionin e minierave dhe krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në këtë gjashtëmujor kemi rritje të prodhimit të djerrinës në mbi 20%. Në qoftë se në vitin e kaluar janë prodhuar 3.6 milionë metër kub djerrinë në vit, këtë vit ka kaluar mbi 4 milionë. Po ashtu realizimi i qymyrit që është lënda e parë për prodhimin e energjisë elektrike, ka kaluar mbi 100% nga planifikimi ose 20% nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.”

“Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë të blloqeve të termocentralit Kosova A dhe Kosova B. Termocentrali Kosova A edhe pse është me pajisje të stërvjetruara mbi 60 vite, disponueshmëria e tyre edhe pse ka qenë e planifikuar 50% të punës, aty kanë kaluar mbi 70% secila. Pra, termocentrali Kosova A ka kaluar planin mbi 12%, ndërsa termocentrali Kosova B ka kaluar planin e prodhimit mbi 5%. Po ashtu kemi një performancë jashtëzakonisht të mirë në të gjithë sektorët e tjerë, duke përfshirë realizimin e projekteve kapitale ku në këtë gjashtëmujor kemi tejkaluar mbi 100% nënshkrimin e kontratave për projekte kapitale, çka do të thotë se e kemi rritur kapitalin e kompanisë mbi 10%.

“Në bazë të këtyre rezultateve që i shpreha, fitimi ose profiti i kompanisë për këtë gjashtëmujor ka arritur në 8 milionë euro. Ne presim që në gjashtëmujorin e ardhshëm t’i tejkalojmë ose t’i dyfishojmë këto rezultate, për arsye që sic i kemi thënë edhe më herët, këtë vit kemi filluar remontin e blloqeve në periudhën verore. Kemi filluar në mars ku e kemi në remont bllokun B2 të Kosovës B dhe bllokun A3 të Kosovës A, të cilat tashti janë në përfundim e sipër remontet dhe në shtator do t’i kemi të gatshëm, pra nga data 1 shtator në Korporatën Energjetike të Kosovës, do t’i kemi në dispozicion të gjitha blloqet në prodhim të energjisë elektrike”.

*Treguesi me i mirë i gjithë kësaj perofmance të Korporatës është realizimi i fitimit neto, e ku vetëm deri me 31 Qershor  është rritur në vlerë prej hiq me pak se 7.959 mil euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë