Loading…
Kastrioti shënon edhe fitoren e dytë, bëhet finalisti i parë
  • 15/05/2019 | 20:50

Kastrioti shënon edhe fitoren e dytë, bëhet finalisti i parë

Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).


Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për ferizajasit.

Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të plejofit ndaj Prishtinës. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti fitoi me rezultat 28:21. Kastrioti në stinor të rregullt në Superligën A ishte në vend të dytë e Prishtina në vend të tretë.

Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës këtë edicion dhe tani do të luftojë edhe për titull të kampionit. Në ndeshjen e së mërkurës më efikasi te Kastrioti ishte D. Terziqi me 11 gola. Te Prishtina më efikasi ishte A. Basholli me 5 gola. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë