Loading…

Kaq është dënimi për ata që shkelin ligjin në përdorimin e fishekzjarrëve

  • 14/12/2019 | 23:31

Kaq është dënimi për ata që shkelin ligjin në përdorimin e fishekzjarrëve

Deri në shtatë mijë euro mund të arrijë dënimi ndaj personave të cilët shkelin ligjin për përdorimin e mjeteve piroteknike, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike nuk mund të përdoren deri më 26 dhjetor, ndërsa koha e paraparë për përdorimin e tyre është e lejuar deri më 2 janar.

‘Neni 48 thotë se personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri shtatëmijë (7000) Euro nëse shkelet paragrafi 3.15 i këtij neni’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërsa, bëhet e ditur se nuk do të ketë transparencë edhe për punëtorët të cilët shkelin rregullat, sipas njoftimit, ata mund të gjobiten nga 100 deri në 500 euro.

‘Neni 49 thotë se punëtorët e organeve të autorizuara dënohen për kundërvajtje me gjobë në shumën prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro nëse shkelet paragrafi 1.5 i këtij neni; dhe Neni 50: Punëtori i organeve të autorizuara dënohet me gjobë në shumën prej njëqind (100) Euro në vendin e kryerjes së kundërvajtjes, nëse nuk e prezanton licencën me kërkesën e zyrtarit policor’, thuhet tutje në njoftim.

Nga MPB’ja po ashtu njoftohet se cilat janë llojet e mjeteve piroteknike që do të lejohen të përdoren dhe nga cilat mosha mund të shiten në bazë të ligjit.

‘Kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet; kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vjet; kategoria T1 dhe P1: tetëmbëdhjetë (18) vjet’, kanë thënë na MPB.

Në anën tjetër zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se gjatë këtij viti ende nuk është raportuar për ndonjë rast të keqpërdorimit të mjeteve piroteknike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë