Loading…

Kamioni me 39 trupat e vdekur ka udhëtuar nga Ballkani

  • 23/10/2019 | 13:54

Kamioni me 39 trupat e vdekur ka udhëtuar nga Ballkani

Kamioni në të cilin u gjendën 39 trupa të pajetë, ka shkuar nga Ballkani në Britani, konkretisht nga Bullgaria, kështu thuhet në raportimin e mediave britanike, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimeve të fundit, kamioni në të cilën u gjendën 39 trupa të pa jetë, ka udhëtuar nga nga Bullgaria por ende nuk dihet se si ka hyrë dhe rrugën të cilën e ka përshkruar për në Britanisë së Madhe.

Policia britanike nuk ka arritur ende të identifikojë shtetësinë e 39 viktimave të gjetur brenda një kamioni në jugperëndim të vendit, të cilët dyshohen se janë emigrantë. Pippa Mills, zv.Shefe e Policisë në Grays theksoi se të gjithë personat brenda në kamion kanë vdekur.

E pyetur nëse autoritetet kanë arritur të zbulojnë shtetësinë e viktimave, Mills tha se kjo ka qenë e pamundur, por Policia e ka vendosur prioritet kryesor identifikimin e trupave.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se Ambasada në Londër po bashkëpunon me autoritetet për ngjarjen, pasi kamioni besohet se ka mbërritur pikërisht nga shteti ballkanik.

Vlenë të theksohet që shoferi i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar nën dyshimin për vrasje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë