Loading…

Kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri, tre futbollistët e Llapit në karantinë

  • 25/03/2020 | 20:24

Kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri, tre futbollistët e Llapit në karantinë

Tre futbollistët e skuadrës së Llapit kanë hyrë në karantinë prej 14 ditëve, pasi kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për Ersil Ymerin, Jasmin Raboshtën dhe Nertil Hoxhajn, të cilët së bashku kaluan kufirin duke kaluar nga Kosova në vendin e tyre, në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Raboshta për ‘Gazeta Olle’, i cili tha se tani do qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për 14 ditë, sipas udhëzimeve nga mjekët.

“Jam në karatinë i mbyllur në shtëpi për dy javë. Nuk kam të drejt të dalë jashtë sa të kaloj kjo kohë, pasi jam udhëzuar gjatë kalimit të kufirit për këtë gjë. Unë po stërvitem në bazë të plan programit që na është dhënë nga trajneri atlektik i ekipit” – tha ai.

Raboshta, gjithashtu konfirmoj se pos tij dhe Ymerit, edhe Hoxhaj gjendet në karatinë pasi në të njëjtën kohë kishin vendosur ta kalonin kufirin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë