Loading…

Jeta luksoze e Elvana Gjatës: Pozon në këtë vend përrallor

  • 13/02/2020 | 22:23

Jeta luksoze e Elvana Gjatës: Pozon në këtë vend përrallor

Prej disa ditësh, këngëtarja Elvana Gjata ndodhet në Islandë ku po xhiron videoklipin e saj më të ri, një bashkëpunim me producentin e njohur Poo Bear.


Herë pas here në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë poza nga super vendet që ka vizituar, të cilat mezi po presim t’i shohim edhe në klipin e saj të ri.

Sot, Elvana mori të gjithë vëmendjen në Instagram me disa foto nga Laguna Blu në Islandë, një banjë termale shumë e famshme në këtë vend.

Elvana ka pozuar me bikini brenda ujit të kaltër, duke na e bërë zili të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Këngëtarja ka lënë fotot të flasin vetë, ndërsa kolegët e fansat e saj janë çmendur nga këto poza, duke e komplimentuar pafund Elvanën.

Ajo ende nuk e ka treguar titullin e projektit të saj të fundit dhe s’ka bërë të ditur asnjë datë publikimi.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë