Loading…

Izrael bombardon iranianët në Siri përsëri, 7 të vrarë

  • 14/02/2020 | 09:38

Izrael bombardon iranianët në Siri përsëri, 7 të vrarë

Shtatë të vrarë nga sulmi i të enjtes mbrëma në rrethinën Damaskut në Siri, nga predhat që dyshohet të lëshuara nga Forcat Ajrore të Izraelit. Katër prej tyre ishin personel ushtarak iranian dhe tre sirianë, derisa cak raportohet të kenë qenë depo municioni në rrethinën e kryeqytetit sirian, transmeton Gazeta Metro.


Mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar disa predha që vinin përtej majave të Golan në Izrael para se disa të godisnin shënjestrat e tyre në kryeqytetin sirian Damask njoftoi televizioni sirian shtetëror i Sirisë. Sulmi raportohet të kishte cak depo municioni të ushtrisë Iraniane në qytet.

Izraeli ka vazhduar sulmet e caqeve në Siri, si dhe Irak, si pjesë e fushatës për të dobësuar Iranin dhe zhvendosur forcat e tyre nga rajoni.. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte deklaruar se Izraeli nuk do të lejonte që Irani të shtrinte praninë e tyre afër kufirit verior izraelit dhe konfirmoi se ata kishin kryer sulme “të panumërta” për të parandaluar Iranin të rrënjoset në rajon.

Javën e kaluar agjencia siriane e lajmeve SANA ka raportuar se Izrael kishte sulmuar caqe ushtarake në perëndim të Damaskut, sipas tyre predhat ishin drejtuar drejt bazave dhe pozicioneve të ushtrisë siriane dhe paramilitarëve por iranianë. Ata raportojnë po ashtu se 23 persona ishin vrarë gjatë sulmit të javës së kaluar, përfshi edhe paramilitarët pro Iranit.

Irani kishte kërcënuar këtë javë Izraelin se do të hakmerreshin por izraelitët nuk janë të njohur për ngurrim dhe haptas deklarojnë se në mbrojtje të tyre do të sulmojnë dhe kjo nuk do të ishte hera e parë për ta që të ndërmarrin operacione ofensive parandaluese./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë