Loading…

Ivanka Trump për presidente të SHBA-ve: Zbulohet dëshira amerikane për një ‘dinasti Trump’

  • 23/10/2019 | 09:30

Ivanka Trump për presidente të SHBA-ve: Zbulohet dëshira amerikane për një ‘dinasti Trump’

Hyrja në politikë e Ivanka Trump, vajzës së presidentit të SHBA-ve, është diskutuar shumë së fundmi, duke e cilësuar këtë si synim për pushtet nga vajza e Trump. Kjo ka shtuar dyshimet se do të ndodh me të vërtetë, dhe atëherë mund të krijohej një dinasti Trump në SHBA ,transmeton Gazeta Metro.


Një ndër komentatorët politik, Jadan Horyn tha në njërën prej gazetave amerikane, se është një kuriozitet i madh për të ardhmen e Ivanka Trump, pasi ttë mbaronte presidenca e babait të saj, Donald Trump. Edhe pse ka pasur spekulime se Ivanka do të vazhdonte në politikë, Horyn thotë se ajo do zgjidhte një rrugë tjetër, jo politikën.

Ai tha: ‘’Unë shpresoj personalisht, që ajo të futet në politikë. Por mendoj se ajo do zgjedh një shteg tjetër, që nuk përfshin politikë. Spekulimet rreth kësaj, janë shumë emocionuese. Është diqka që tërheq interesimin e njerëzve, urrejtjen e tyre, dhe emocionet e tyre. Gjithmonë ka ekzistuar kjo dëshirë amerikane, për tëkrijuar dinasti. Pra qoftë kjo dinastia e Bushit, Kennedy apo e Obama. Nuk habitem nëse këtë dëshirë do kishte edhe Ivanka.

Ivanka Trump është përballur me kritika për shoqërimin e zotit Trump në konferenca të shumta dhe veprimet e saj tani kanë rezultuar në publik të pyesin se cilat janë ambiciet e saj politike. Vajza e Parë është quajtur “vajza e përgjithshme” për shoqërimin e Trumpit në shumë vizita shtetërore dhe takimeve me liderët botërorë si Kim Jong-un.

Ivanka më parë ka thënë se i jep këshilla Trump për një bollëk çështjesh me “reagimet e saj të hapura dhe të sinqerta”, por nuk arriti të shpjegojë se për cilat politika e ka këshilluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë