Loading…

Ish presidenti brazilian lirohet nga burgu pas akuzave për korrupsion e pastrim parash

  • 10/11/2019 | 16:32

Ish presidenti brazilian lirohet nga burgu pas akuzave për korrupsion e pastrim parash

Ish presidenti Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ka dalur nga burgu pasi Gjykata Supreme vendosi se një person mund të burgoset vetëm pasi të jenë shterrur të gjitha ankesat, transmeton Gazeta Metro.


Qindra mbështetës u mblodhën para ndërtesës së policisë federale, në qytetin jugor të Curitiba, duke brohoritur për politikanin, 74 vjeçar.

Da Silva, i cili është akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me blerjen e një apartamenti në plazh në shtetin Sao Paolo, u rrethua nga familja e tij në ditën e lirimit, duke e pritur atë në mënyrë madhështore e me gëzim të madh.

Ndërsa  ish presidenti tha se ndjehet shumë i lumtur që ishte aty me popullin. Ai ishte  burgosur që nga prilli i vitit 2018. Ende nuk është e qartë se cilin rol politik do kërkojë ai tani që është i lirë.

Analistët politikë kanë thënë se ai nuk do të hyjë menjëherë në konfrontim të drejtpërdrejtë, me Bolsonaro, presidentin aktual të Brazilit, por në vend të kësaj do tentojë të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2022./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë