Loading…

Isa Mustafa nuk lëshon pe, i jep ultimatum Albin Kurtit të tregon se a dëshiron koalicion me LDK’në

  • 21/01/2020 | 17:20

Isa Mustafa nuk lëshon pe, i jep ultimatum Albin Kurtit të tregon se a dëshiron koalicion me LDK’në

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku është shqyrtuar edhe njëherë oferta për koalicion e Vetëvendosjes, ku nga kjo parti kreu i saj ka thënë se mbesin tek oferta e fundit që i kanë dërguar kësaj partie për qeverisje të balancuar, shkruan Gazeta Metro.


Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij mbetet tek oferta e fundit që i ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje për qeverisje të balancuar dhe me përgjegjësi të barabarta.

Mustafa i ka dërguar mesazh Vetëvendosjes se deri në fund të kësaj jave të tregojnë se a janë për një koalicion me LDK’në, apo të tregojnë se nuk arrihet kjo marrëveshje mes dy partive.

“Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për një marrëveshje, mirëpo një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, prandaj ne do ta respektojmë këtë dhe mendojmë se marrëveshje duhet të qet në pah një qeverisje dhe përgjegjësi të balancuar në harmoni me atë që qytetarët na i kanë dhënë besimin me votën e tyre, neve me 28 deputetë, Vetëvendosjes me 29 deputetë, ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është propozim shumë i balancuar dhe kemi menduar që Vetëvendosja duhet ta trajton me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë, por ajo ulje dhe bisedë e jonja të ketë përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet, prandaj këtu mbesin në këto pozita, por gjithsesi me vullnet që të përfundojmë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Para medieve ka folur edhe zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ku ka deklaruar se kryesia e LDK’së mbështet ofertën e fundit ndaj VV’së për një qeverisje të balancuar dhe me përgjegjësi të barabarta.

“Vendi ndodhet një situatë të rëndësishme politike, LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për një marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, kryesia e LDK’së konsideron që marrëveshje e propozuar nga ekipi negociues i LDK’së e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe demokracinë në vend, LDK’ja fton Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë dhe që kë përgjegjësi për të formuar institucionet e reja që të vepron shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Mustafa, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se oferta e fundit e LDK’së ndaj VV’së ishte që t’i takon pozita e Kryeparlamentarit deri më 2021, pozita e Presidentit dhe 5 ministri./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë