Loading…

Isa Mustafa e do Fatmir Limajn në qeverinë e re

  • 17/10/2019 | 23:36

Isa Mustafa e do Fatmir Limajn në qeverinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma Socialdemokrate të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa po thotë se nëse kjo e fundit e kalon pragun zgjedhor dhe po ashtu nëse për këtë dakordohet partneri kryesor qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje.

“Kam simpati për Limajn, e vlerësoj si të dijshëm për politikë. Nëse Nisma i merr votat, unë uroj që ta merr. Janë vota tyre, nuk janë tonat. Mbetet çështje e hapur me VV-në a do ta kemi Nismën. Për mua nuk do të kishte problem që ta kemi Nismën në qeveri, por varet edhe nga VV si parti e parë”, tha Mustafa në Klan Kosova.

Nisma mund të jetë partia e pestë shqiptare që do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pasi gjatë rinumërimit të votave ka shënuar ngritje të votave, duke pasur parasysh se do të rinumërohen edhe mbi 500 vendvotime, Nisma mund ta kalojë pragun prej 5%../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë