Loading…

Iraku nuk i mirëpret forcat amerikane: Nuk kanë leje të qëndrojnë këtu

  • 23/10/2019 | 10:13

Iraku nuk i mirëpret forcat amerikane: Nuk kanë leje të qëndrojnë këtu

Trupat amerikanë të cilat u larguan nga Siria, dhe u nisën në drejtim të Irakut, nuk kanë leje të qëndrojnë në Irak, sipas ushtrisë së Irakut, transmeton Gazeta Metro.


Kjo deklaratë kundërshton Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA Mark Esper, I cili ka thënë se në bazë të planit actual, të gjitha trupat amerikane që largohen nga Siria do të shkojnë në Irakun perëndimor dhe ushtria do të vazhdojë të kryejë operacione kundër grupit të Shtetit Islamik, për të parandaluar ringjalljen e tij në rajon.

Të martën, Esper tha se ai planifikon të bisedojë me liderët në Irak, për të hartuar detaje rreth planit të SHBA për të dërguar trupat amerikane, të cilat tërhiqeshin nga Siria në Irak, duke shtuar se SHBA nuk ka në plan që këto trupa të qëndrojnë për kohë shumë të gjatë aty.

Duke folur para gazetarëve, Esper tha se ai do të ketë një diskutim me ministrin irakian të mbrojtjes të mërkurën. Ai tha se qëllimi është që ata të tërheqin ushtarët amerikanë, dhe përfundimisht ti çojnë ata në shtëpi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë