Loading…

Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët: Ja çfarë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë

  • 16/09/2020 | 08:39

Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët: Ja çfarë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë

“Serbët të nervozuar, dikush hyri brenda kishës në Babimoc”, ky është titulli kryesor sot nëpër mediat serbe, të cilat raportorojnë se dikush ka demoluar objektet e tyre fetare, shkruan Gazeta Metro.


Media të ndryshme në Serbi raportojnë se Kisha në fshatin Babimoc afër Obiliqit, u përdhos gjatë natës së kaluar.

Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda.

Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.

Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë