Loading…

Importi i produkteve serbe pësojnë rënie drastike në Kosovë

  • 14/07/2019 | 19:09

Importi i produkteve serbe pësojnë rënie drastike në Kosovë

Gati tetë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi i produkteve serbe, sipas autoriteteve kosovare, ka shënuar një rënie drastike.

Deri përpara vendosjes së taksës, Serbia, ishte eksportuesja më e madhe e mallrave në Kosovë, por gjatë kësaj periudhe kohe, niveli i këtyre eksporteve të saj ka rënë në rreth 4 milionë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, i tha radios Europa e Lirë, se mesatarja ditore e importeve nga Serbia mbërrin sot në rreth 10 dërgesa, një pjesë e të cilave janë ndihma humanitare, e disa janë komerciale, duke përfshire këtu ushqime. Vetëm gjatë muajit maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka qenë 519 mijë euro, në një kohë kur gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pat mbërritur në 39 milionë euro.

Disa shoqata ekonomike dhe organizata joqeveritare kanë bërë verifikime lidhur me efektet e taksës ne aspektin ekonomike.

Një pjesë e tyre thonë se ajo ka ndikuar në rritjen e prodhimeve vendase e thonë se në treg nuk ka pasur mungesë të produkteve, pasi janë gjetur shpejt alternativa për t’i zëvendësuar artikujt serbe me mallra nga vende të rajonit dhe BE-së

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë