Loading…

I rrezikshëm veprimi i dy të rinjve kosovarë në autostradë: Vendosin këmbët në dritare dhe e lënë veturën pa shoferë

  • 11/07/2020 | 11:36

I rrezikshëm veprimi i dy të rinjve kosovarë në autostradë: Vendosin këmbët në dritare dhe e lënë veturën pa shoferë

Dy të rijnë kosovar kanë rrezikuar jetën e tyre në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, derisa kanë vendosur këmbët jashtë dritareve dhe e kanë lënë veturën pa shoferë, shkruan Gazeta Metro.


Një video e publikuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’, shfaq dy të rijnë duke bërë një veprim tejet të rrezikshëm në autostradën që e lidhë Prishtinën me Shkupin.

Këta të rijnë me veturën e tyre Opel e që është model më i vjetër, kanë vendosur që ta sfidojnë vetën dhe jo vetëm, duke e lënë veturën pa shofer dhe që të drejtohet vet.

Madje të dytë shtrihen në veturë dhe këmbët i vendosin jashtë dritareve të veturës.

Video është kritikuar nga shumica e anëtarëve të grupit, pasi që në autostradë shpejtësia është e madhe dhe mund të ndodh shumë shpejt ndonjë aksident i tmerrshëm.

Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e mos kujdesit dhe arsyeve tjera, kanë ndodhur 20 aksidente me dëme materiale, 13 aksidente me të lënduar dhe një aksident me fatalitet.

Policia dhe institucionet tjera vazhdimisht kanë bërë apel që të ketë kujdes në komunikacion, pasi që edhe vera sjell më shumë aksidente. /gazetaemtro.net

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë