Loading…

I biri e dërgon në gjyq, Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind

  • 16/09/2020 | 07:56

I biri e dërgon në gjyq, Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind

Samuel Eto}o do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.


Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk ka paguar asnjë detyrim prindëror ndaj tij (ushqim, studime. etj).

I biri i fituesit të 3 Ligave të Kampion;ve i është bashkuar ekipit të të rinjve të Real Oviedos dhe pretendon se babai i tij i detyrohet të paguajë 20 mijë euro.

Prej vitesh Eto’o nuk ka pranuar të bisedojë dhe të ndihmojë të birin që pas ndarjes nga e ëma e tij.

Problemet jashtë futbollit e kanë shoqëruar ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit teksa ka 8 fëmijë nga 3 lidhje të ndryshme. Ndaj vajzës së tij Erika, e cila lindi nga lidhja e tij me një kamariere nga Kepi i Gjelbër, duhet të paguajë detyrimin prindëror, të cilin e ka anashkaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë