Loading…

Hoti për financimin e “Autostradës së Paqes”: Po zbatohet marrëveshja e Washingtonit

  • 16/09/2020 | 08:01

Hoti për financimin e “Autostradës së Paqes”: Po zbatohet marrëveshja e Washingtonit

Autostrada e paqes”, kështu po quhet autostrada që do ta lidhë Prishtinën me Nishin, shkruan Gazeta Metro.


Pas marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator, sot janë nënshkruar edhe Letrat e Interesit për financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në prani të presidentit Donald Trump.

Letrat e Interesit janë nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Prishtinë dhe Nishin.

Boehler me këtë rast tha se ’Autostrada e Paqes’ do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën, dhe do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis Kosovës dhe Serbisë si vende fqinje.

DFC dhe EXIM planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë më vonë këtë muaj për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë