Loading…

Horror në Britani, gjenden 39 trupa brenda një kamioni

  • 23/10/2019 | 11:26

Horror në Britani, gjenden 39 trupa brenda një kamioni

Një ngjarje horror ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku janë gjetur 39 trupa të njerëzve brenda një kamioni, në qytetin Essex, transmeton Gazeta Metro.


Britania e Madhe është tronditur sot , ku trupat e 39 personave janë gjetur në një kamion. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa njëri prej tyre është adoleshent.

Shoferi i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar nën dyshimin për vrasje.

Policia e qytetit Essex tha që kamioni udhëtoi nga Bullgaria dhe hyri në vend të Shtunën.

Ende nuk dihet se nga janë viktimat, dhe as identiteti i tyre. Forcat Policore kanë thënë se ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e viktimave, por procesi do të zgjatë.

Por ajo që është konfirmua nga policia, është se janë 38 viktima të rritura dhe 1 adoleshent

“Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin, i cili mbetet në arrest policie ndërsa vazhdojnë hetimet tona,” tha policia vendase./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë