Loading…

Historiani i famshëm e vret të dashurën studenten, ia ndan trupin në copa

  • 10/11/2019 | 09:29

Historiani i famshëm e vret të dashurën studenten, ia ndan trupin në copa

Një historian i famshëm rus, ish-ushtarak, u arrestua në Shën Petersburg, i dyshuar si autor i vrasjes së studentes së tij, transmeton Gazeta Metro.


Ai u nxor nga ujërat e lumit të akullt Moyka në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa mbante një armë në një çantë shpine. Në çantën e shpinës kishte futur dhe dy krahët e viktimës të prera nga pjesa e brrylit.

Një kokë e prerë së bashku me trupin e gjymtuar dhe një sharrë e mbuluar me gjak u gjetën më vonë në banesën e Profesor Oleg Sokolov në Shën Petersburg.

Gruaja e re e identifikuar nga burime policore si 24-vjeçarja Anastasia Yeschenko, ishte studente e profesorit, raportojnë media ruse. Ajo kishte qenë në një lidhje me historianin, 63 vjeç.

Në bazë të asaj çfarë ka dëshmuar në polici Sokolov, vrasja ka ndodhur “aksidentalisht”. Po sipas burimeve nga policia ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë në apartamentin e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë