Loading…

Hiqet TVSH’ja për importuesit e grurit dhe miellit

  • 24/03/2020 | 17:37

Hiqet TVSH’ja për importuesit e grurit dhe miellit

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marrë sot vendim për lirim nga pagesa e TVSH’së për të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media.

“Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme”, shkruhet në njoftim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë