Loading…

Hiqen nga përdorimi tre vaje që shiteshin nëpër marketet kosovare

  • 17/10/2019 | 19:27

Hiqen nga përdorimi tre vaje që shiteshin nëpër marketet kosovare

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka tërhequr nga tregu vajin e lulediellit “Sara”, i cili importohet nga Maqedonia e Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Drejtoria e Inspeksionit, respektivisht inspektorët sanitar dhe ata të tregut, gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një aksion lidhur me kontrollimin e produkteve me origjine bimore të vajrave, që përdoren për gatim dhe të cilat ofrohen në tregun tonë për konsum të qytetarëve.

Me këtë rast inspektorët komunal, në bazë të ankesave dhe dyshimeve të adresuara nga vet konsumatorët, kanë kryer inspektime duke konstatuar se këto vajra kanë defekte tek kapaku mbyllës i shishes së vajit.

Në bazë të ankesave të konsumatoreve dhe dispozitave ligjore, inspektorët kanë kryer inspektime në teren, me ç’rast kanë marrë masa për ndalimin e shitjes dhe konsumit të këtij produkti deri në vërtetimin e shkaqeve të përmendura më lartë.

Ky inspektim është realizuar nga dyshimi i vet konsumatorit për shkak se në kapakun e këtyre vajrave janë hasur vrima të cilat kanë mundësuar rrjedhjen e tij.

Kështu që janë bllokuar 4 mijë litra vaj në ato subjekte ku është hasur ky lloj i vajit deri në marrjen e veprimeve tjera.
Vajrat e ndaluara nga shitja dhe konsumi të cilat kanë pasur defekte në teknologjinë e paketimit janë të llojit; sara, beta dhe biser.

Inspektorët komunal këtë problem e kanë adresuar edhe tek Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë