Loading…
Haradinaj: Serbia investon në termocentrale për të prodhuar energji për Kosovën
  • 19/04/2019 | 16:07

Haradinaj: Serbia investon në termocentrale për të prodhuar energji për Kosovën

Edhe pse vendi radhitet i pesti në botë për nga rezervat e energjisë elektrike, mbi 650 milion euro energji elektrike është importuar në periudhën e pasluftës në Kosovë, tha Haradinaj gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për Ndërmarrjen e Re Energjetike në Kosovë, trasnmeteton Gazeta Metro.


‘Investimi i fundit në termocentrale në Kolubara në Serbi është bërë vetëm për neve. Vetëm neve me na shit rrymë. Këtë e kam thënë edhe më herët. Ata kan investu në rindërtimin e termocentraleve të vjetra por edhe në ndërtimin e të rejave, vetëm për me na shit neve rrymën’, tha Haradinaj teksa po i përgjigjej pyetjeve të deputetëve në interpelancën parlamentare.

Ndryshe, rryma prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë. ‘Nëse kemi 450 megavat kapacitete të sigurta energjetike në Kosovë, kjo do të thotë që nuk do të blejmë energji elektrike nga dikush tjetër. Nuk është në interes tonin të jemi vetëm konsumues, por edhe prodhues’, shtoi Haradinaj teksa gjatë interpelancës parlamentare.

‘Ka mafi energjetike, që përfitojnë nga tregëtimi i energjisë elektrike. Ata kanë dëshirë që ne të mbyllim edhe këto kapacitete që kemi’, shtoi Haradinaj. ‘Neve na duhet siguria e furnizimit me energji elektrike, nuk mund të varemi nga importet’, thotë Haradinaj.

Ndryshe, sipas Bankëatch, në rajonin e Ballkanit Perëndimor Serbia prinë me listën e projekteve të paralajmëruara të termocentraleve nga qymyri me rreth 2500 megavat të planifikuara, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 2450 megavat të planifikuara, raporton Gazeta Metro.

Në konferencën mbi tranzicionin e energjisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se Serbia ka prioritet investimin në infrastrukturën e qymyrit dhe termocentraleve prodhuese për të siguruar furnizimin te mjaftueshem me energji elektrike për dekadat që vijnë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë